Futbolli tashmë është rikthyer pas një ndërprerje të gjatë. Panorama e kampionateve elitare plotësohet sot me Premier League, ndërsa për pak ditë ristarton Serie A. Por, ata që do të mungojnë në impiante janë tifozët, të cilët penalizohen prej rregullave për distancimin social.
Në fakt, Federatat po punojnë që të bëhet i mundur rikthimi i tyre sa më shpejt në mënyrë që futbolli të marrë pamjen e zakonshme. Dhe, për Gjermaninë një dritë shprese vjen nga kreu i Federatës i cili ka lënë të hapur mundësinë që finalen e Kupës mes Bajern Mynih dhe Bajer Leverkusen, e programuar për datën katër korrik në Berlin ta luajnë me tifozë.
Sigurisht, bëhet fjalë për një numër të vogël pjesëmarrësish, ekzaktësisht 1000 mijë persona në një impiant me kapacitet 74000 mijë vende, por që jep shpresë për të ardhmen e afërt.
