Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dy llojet e vrasësve me pagesë në Shqipëri, Policia ka një listë me emra, sa paguhen për një ekzekutim

19:45 / June 17, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
63b262e456e047cfdccad4a01ff8d518 L
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Raporti i SHISH-it për vitin 2019 vë në dukje kontraktimin në rritje nga grupet kriminale të vrasësve me pagesë. SHISH ka informacione se këta individë përdorin identitete të ndryshme dhe disponojnë pasaporta origjinale ose false nga disa vende evropiane.

Burime konfidenciale nga policia thonë për emisionin ‘Unpublished’ të Euronews, se Departamenti i Krimeve të Rënda disponon një listë me emrat e killerave që dyshohet se veprojnë dhe janë përfshirë në ngjarje kriminale.

Drejtues të policisë shprehen se deri tani janë përballur me dy lloje vrasësish me pagesë; ata që punojnë për llogari private dhe mund të kryejnë punë për llogari të disa bandave dhe individëve, dhe vrasësit apo të etiketuarit ndryshe si qitësit e një bande kriminale që rekrutohen vetëm për këtë qëllim.

Një vrasje me pagesë, nga ato që policia ka informacion dhe i ka zbardhur, shkon deri në 80 mijë euro. Vrasësit me pagesë konsiderohen nga bandat si një mënyrë efikase, e sigurtë dhe e vështirë për t’u gjurmuar.

Si rekrutohen vrasësit me pagesë?

Ata mund të kategorizohen në dy grupe; kontigjent të botës së krimit me rekorde kriminale të hershme, dhe ish-pjesëtarë të Forcave Elitë shqiptare.

Në atentate të mirëorganizuara të pazbardhura nga policia, ka pasur gjithmonë dyshime për përfshirje të njerëzve të specializuar dhe trajnuar nga shteti, që për arsye të ndryshme kanë ndërruar rol, nga kundërshtarë të krimit, në “shërbëtorë” të tij.  

Ata dyshohet se vijnë nga radhët e Forcave Speciale të Policisë, por dhe nga Forcat Komando të Ushtrisë. Këta persona janë edhe më të kërkuarit dhe të paguarit në tregun e vrasësve me pagesë. Kjo për dy arsye kryesore: Nuk gabojnë thuajse asnjëherë dhe janë të trajnuar me metoda të sofistikuara për të mos u zbuluar.

“Edhe mua më rezulton në një studim që kam bërë, në vitet 1995-1997, që elementë që vinin nga Forcat Speciale, ishin kapot e grupeve, dhe pikërisht sepse ata duke u përgatitur mësojnë shumë gjëra. Këtu në Shqipëri duhet të ketë një ligj, për të gjithë elementët që ikin nga radhët e Forcave Speciale, që të mbahen në vëzhgim të skedohen nga shteti, pasi janë shumë të rrezikshëm. Për shembull kapo i Lushnjës asokohe, tani në burg (Aldo Bare) ishte nga Forcat Speciale”, thotë Bujar Rama, ish/zv drejtor i SHISH.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

Arrestohet në Ekuador “financieri” i mafias shqiptare, “Caballo” ishte në kërkim për trafik droge

17:57 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania” – Si do funksionojë platforma e re, e njoftuar nga Edi Rama?

17:39 / August 24, 2026

Silvio Gonzato mbyll misionin dhe falenderon shqiptarët për mikpritjen: Besoj në të ardhmen evropiane të Shqipërisë

17:18 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.