Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se 66 raste të reja ditore janë shënuar me COVID-19, duke i bërë thirrje qytetarëve të respektojnë masat.
“Sjellja individuale është përcaktuese në kët betejë me COVID 19 është e rëndësishme që dhe ata që janë të dyshuar dhe në pritje të përgjigjes së testit të qëndrojnë të izoluar në shtëpi pasi janë burim për përhapjen e infeksionit”, tha ekspertja e MSH.
280 testime janë kryer në 24 orët e fundit dhe shpërndarja gjeografike është kjo: 32 raste në Tiranë, 12 në Krujë, 7 në Vlorë, 6 në Durrës 3 në Shkodër e Fier, nga 1 rast në Tropojë, Lezhë e Elbasan.
Ndërkaq bëhet e ditur se ka ndërruar jetë një tjetër pacient.
