Gjatë interpelancës në Kuvend me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, deputeti i opozitës parlamentare ka publikuar një video të papublikuar më parë sipas tij, ku duken qartë të dy atentatorët ndaj prokurorit Arjan Ndoja nëntorin e vitit të shkuar.
“Këtu (tregon videon) tregohet shumë qartë ekzekutori i prokurorit Arjan Ndoja, Redjan Rrahja dhe ai pa kapele, si kete me kapele e gjeni dhe ate me kapele nuk e gjeni dot”- tha ai, duke akuzuar se “po pengohet zbardhja e kësaj ngjarjeje.
Ai kërkoi llogari pse ngjarja nuk po zbardhet, ku mbeti i vrarë shoferi i prokurorit, Andi Maloku. Me pas, ne repliken pas pergjigjes se Lleshajt, ai tha se i kishte pamjet e kamerave të sigurisë marrë nga disa biznese, ku duket edhe autori pa kapele, por që policia e prokuroria nuk i ka dhe nuk ka bërë as mundimin t’i sigurojë e hetojë.
“Ky me kapele gjehet, ky pa kapele nuk gjehet, nuk e gjeni sot se e keni karamelen në fyt, ju dhe ata që ju kanë sjellë këtu, pengohet zbardhja e ngjarjes, nëse do keni bvullnet per ta zbuluar bejeni dhe jepini qetesini atyre pridnerve, nuk doni ta zbuloni se keni hall se pas tyre fshihen ata që ju komandojnë juve, me vjen keq tua them, po më mirë jepni dorëheqjen sa mos të turpëroheni më, se fole për shifrat e drogës, dhe kanë kapur më pak, kur të fillojë korrja nuk do dini ku të futni kokën, e ke të përfshirë të 12 drejtorët, po jua fshehin se ndodhta nuk keni marrë asnjë lekë, më dukesh burrë i mirë për tu përfshirë me këta masakrenjtë, po të përdonin, po bëjnë gjëra pas kurrzit, po fshehin vrasjen”, tha Valteri.
Po menjëherë pas kësaj bëhet e ditur se SPAK i ka kërkuar Valterit të depozitojë materialet që ai disponon dhe për çfarë është në dijeni për ngjarjen.
