Kryeministri i vendit, Edi Rama po merr pjesë në takimin e 9-të të Komitetit Politik Evropian (EPC) në Dublin të Irlandës, i cili bashkëdrejtohet nga Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, dhe Kryeministri i Irlandës, Micheal Martin.

Kryeministri iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, duke nisur me procesin e negociatave, situata me luftën në Ukrainë deri tek projekti për Sazanin.
“Është bërë një gabim i madh të fokusohemi vetëm te mbështetja ushtarake për Ukrainën, pa pasur një kanal komunikimi me Rusinë”, deklaroi Rama.
Në Dublin ndodhet edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ndërsa Shqipëria po përgatitet për organizimin e samitit të ardhshëm të Aleancës.
Kryeministri Rama u shpreh se Samiti i NATO-s ndoshta nuk do të mbahet në vitin 2027, por kurdo që të vendoset një datë për këtë, punimet e tij do t’i mikpresë padyshim kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana.
Komuniteti Politik Evropian u krijua në vitin 2022 me synimin për të nxitur dialogun politik dhe bashkëpunimin brenda familjes më të gjerë evropiane.
Që prej krijimit, ai është shndërruar në një forum të rëndësishëm dhe unik, ku liderët e Evropës takohen për të diskutuar sfidat ekonomike, politike dhe të sigurisë që janë me interes të përbashkët.
Tema kryesore e këtij samiti të nëntë është “Evropa – e fortë, e sigurt dhe e ndërlidhur”.
