Kryeministri Rama ndodhet në Dublin, ku po merr pjesë në takimin e 9-të të Komitetit Politik Evropian (EPC), i cili bashkëdrejtohet nga Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, dhe Kryeministri i Irlandës, Micheal Martin.
Në përgjigje të interesit të medias, Rama konfirmoi edhe një herë se Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Tiranë.
“Po patjetër, Shqipëria është planifikuar si pritësja e radhës e Samitit të NATO. Ccështja është, që ska ende një qëndrim të përbashkët se kur Samiti do të mbahet. Me siguri, jo në 2027. Dhe në 2028 nëse do të ketë një Samit, do të mbahet në Tiranë. Kjo është e gjitha”, u shpreh Rama.
