Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Asnjë mbrojtje për këdo që del përpara drejtësisë”/ Rama në Dublin: Për herë të parë që nga 1912, njerëzit me pushtet po gjykohen nga gjykata të pavarura

22:22 / November 11, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama 4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Dublin të Irlandës, me ftesë të Institutit të Çështjeve Ndërkombëtare dhe Europiane (IIEA), ku mban një fjalë përpara një audience ekspertësh të çështjeve europiane dhe të Ballkanit, si dhe përfaqësuesve të trupit diplomatik.

“Ka diçka shumë të rëndësishme në gjuhën e raportit të KE, që për herë të parë nuk flet më për korrupsion gjerësisht të përhapur, por thotë se korrupsioni mbetet shqetësim. Pra ka përparim real.

Që në 1912 kur Shqipëria shpalli pavarësinë dhe nisi të ishte një shtet, nuk ka pasur kurrë një rast kur dikush me pushtet është gjykuar nga një gjyqtar i pavarur. Ka pasur ministra që janë vrarë a varur, por jo nga një gjyqësor i pavarur.

Gjatë sistemit demokratik nuk kemi pasur asnjëherë gjyqësor të pavarur. Me reformën bëmë të mundur heqjen dorë të të mbërthyerit të drejtësisë nga politika. Tani shpata e drejtësisë po kërkon kokat e mëdha në pushtetin politik, nuk është e lehtë për tu përballur, por është më e mira e mundshme.

E vetmja gjë është që të vazhdojmë përpara, nuk ka më mbrojtje për askënd që del përpara drejtësisë. Ka tejkalime gjyqësore dhe gjëra të ngjashme, por kjo është pjesë e procesit. Marrëdhëniet me Greqinë janë të shkëlqyera, por jemi fqinjë dhe mes fqinjësh ka gjithnjë mundësi për diskutime e debatesh.

Kemi një çështje të pazgjidhur për kufirin detar, por kemi rënë dakord për të shkuar në gjykatën ndërkombëtare dhe do të zgjidhet nga një palë e tretë. Sot edhe partitë tradicionale po vihen gjithnjë e më tepër nëse duhet të punojnë me ekstremet”, tha Rama mes të tjerash.

Dublin gjykim mbrojtje pushtet Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndryshime në kabinetin qeveritar/ Ja çfarë po ndodh në Ministrinë e Drejtësisë

21:40 / November 11, 2026

Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë do të zhvillohet virtualisht? Ministria e Mbrojtjes mohon pretendimet: Nuk ka pasur deklaratë të tillë

20:59 / November 11, 2026

Veliaj grupit të PS: Komision parlamentar për të hetuar kërcënimet e kryeministrit ndaj meje…

19:22 / November 11, 2026

Ndryshojnë procedurat për profesionistët e shëndetësisë, Rama: Provimi i Shtetit menjëherë pas praktikës profesionale

17:56 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.