”Adidas” hodhi sot poshtë akuzat e bëra nga punonjësit e tij në SHBA, për probleme racore në vendin e tyre të punës, një javë pas premtimit për më shumë diversitet në punësimet e reja.
Një grup prej 83 punonjësisht në SHBA i kërkuan këshillit mbikëqyrës të veshjeve sporteve gjermane një hetim mbi drejtoreshën e burimeve njerëzore, Karen Parkin, e akuzuar për minimizim të problemeve të racizmit në kompani.
“Ata kërkojnë gjithashtu krijimin e një platforme publike anonime për depozitimin e ankesave për racizëm”, theksoi ”Adidas” duke konfirmuar informacionet e “Wall Street Journal”.
Disa punonjës amerikanë me ngjyrë të kompanisë kanë deklaruar për gazetën se kultura e kompanisë gjermane ishte shumë larg të qenit e drejtë.
