Racizmi është një nga temat më delikate të këtyre ditëve të fundit, pasuar gjithçka nga vrasja e një personi me ngjyrë në Amerikë nga ana e policisë. Sigurisht, kjo pjesë ka prekur edhe botën e futbollit teksa lojtarët kanë veshur fanellat me fjalët “Black Lives Matter”.
Kjo u pa edhe dje në takimet e para të Premier League, ndërsa mbi këtë temë pati edhe një qëndrim nga ana e Pep Guardiolës. Tekniku i Sitit thekson se i vjen turp për atë që njerëzit e bardhë iu kanë bërë të zinjve në këto 400 vite.
“Më vjen turp për atë që të bardhët iu kanë bërë njerëzve me ngjyrë në këto 400 vite. Të gjitha këto veprime duhet t’i lejmë në të kaluarën. E gjithe kjo nuk zhduket me një ditë, por e vetmja gjë që mund të bëjmë është të mos e pranojmë dhe të jemi pozitivë”, u shpreh Guardiola.
