Ditën e sotme është zhvilluar seanca e radhës në Gjykatën Penale të Tiranës për ish-kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku, i cili është ende në arrati. Në seancën e sotme, para “togave të zeza”, Hekuran Brahimaj, kryetar në detyrë i Bashkisë së Vorës ka dhënë dhëminë e tij.
Pasi u shkarkua nga Kajmaku më 31 tetor 2019 nga posti i nënkryetarit në kohën kur kishte 40 ditë më detyrë. Megjithatë ai u shpreh se nuk kishte pasur konflikte me të dhe e kishte emëruar vetë në postin e zv.kryetarit, por shtoi se vendimin për largimin e tij nga detyra ia kishte dorëzuar së motrës.
“Me Kajmakun s’kam patur konflikte. Vetë ai më emëroi zv/kryetar dhe më hoqi pa asnjë motiv. Gjatë qëndrimit tim në detyrë nuk kam patur asnjë mase disiplinore. Vendimi i largimit më është dërguar tek vendi i punës së motrës, nuk mu dha mua personalisht. Këtë vendim e ankimova në gjykatë Administrative”.
Ndërkohë që seancën e radhës që do të zhvillohet më datë 2 korrik në orën 10:00, ku do të japin vendimin e tyre edhe dy zyrtarë të tjerë, Laureta Omeraj dhe Gentian Picarin. Këta dy të fundit nuk ishin prezentë në seancën e sotme.
