Policia e Beratit bën të ditur se është vënë në pranga një 48-vjeçar pasi akuzohet për ngacmimin seksual të një 5-vjeçari. Kanë qenë prindërit e të miturit ata që kanë bërë denoncimin në uniformat blu të qytetit, të cilët u vunë menjëherë në lëvizje.
“Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Berat, ndaluan shtetasin S.K., 48 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ky shtetas ka konsumuar elementë të veprës penale “Ngacmimi seksual me të mitur”, me një fëmijë 5 – vjeçar.”, thuhet në njoftimin zyrtar të bluve.
