Deputeti Halit Valteri publikoi dje në sallën e parlamentit një video në të cilën janë filmuar momentet kur personat e dyshuar për atentatin mbi automjetin e prokurorit Arjan Ndoj, ndodhen te mbikalimi i Shkozetit, pasi kanë braktisur makinën në Shkafan dhe janë kapur nga kamerat e sigurisë teksa ecin disa metra në këmbë, raporton News24.
Është pikërisht kjo video që deputeti Halit Valteri e mori nga babai i shoferit të prokurorit Arjan Ndoji, i riu që mbeti i vrarë në atentat. Babai kërkon që Prokuroria të identifikojë personin e pamaskuar për të vënë në vend drejtësinë.
