Edmond dhe Robert Budina, dy përfaqësuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit rezultojnë të jenë infektuar me Covid-19.
Pas shembjes së Teatrit Kombëtar, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ndërmori protesta disa ditore në Tiranë.Aleanca, ku drejtuesit kryesorë janë Edmond dhe Robert Budina ka pasur takime në Durrës, Shkodër, Kukës dhe në qytete të tjera.
Në lidhje me infetkimin e dy vëllezërve ka reaguar edhe Kyeministri Rama.
Përmes një statusi në ‘twitter’ Rama shprehet se “Më vjen sinqerisht keq që dy vëllezërit Budina kanë rezultuar pozitiv në testin për Covid19! U uroj ta kalojnë sa më lehtë dhe të kenë shërim të shpejtë! Të gjithë duhet të bëjmë kujdes maksimal sepse virusi s’ka ikur dhe po përfiton nga neglizhenca e qytetarëve ndaj rregullave!
