Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Covid-19 merr 8 jetë njerëzish në 8 ditët e fundit, ‘Zëri i Amerikës’ jep detaje mbi atë çfarë po ndodh në Shqipëri

16:28 / June 19, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 5eecc8f009384
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Shqipëri, një tjetër person me COVID 19 ka humbur jetën, duke u bërë viktima e 8 brenda tetë ditëve të fundit. Sipas autoriteteve të Shëndetësisë bëhet fjalë për një 69 vjeçar nga Kruja me leukozë akute, i cili merrte mjekim intensiv prej 10 ditësh në spitalin infektiv. Vetëm gjatë ditës së djeshme, 3 persona humbën jetën po në këtë spital. Që nga fillimi i pandemisë, në Shqipëri janë rregjistruar 42 viktima.

Sot u njoftua për 50 të infektuar të tjerë, të shpërndarë në 12 qytete të vendit: 17 raste në Tiranë, 6 në Krujë, 5 në Lezhë, nga 4 raste në Shkodër, Durrës, Fier, 3 në Korçë, 2 raste në Vlorë dhe Elbasan dhe nga 1 rast përkatësisht në Kurbin, Mirditë dhe Sarandë. Pjesa më e madhe e tyre konsiderohen si raste të reja dhe jo kontakte të personave të prekur me parë.

Në 10 ditët e fundit, numri i të infektuarve po rritet me ritme të larta, duke shkuar në 575 raste ose 31 përqind e totalit që nga fillimi i pandemisë në muajin mars. Prej shumë ditësh shifrat e të prekurve janë ndjeshëm më të lartë se të të shëruarve, ndërsa në të gjithë vendin janë 682 raste aktive. Pjesa dërrmuese gjenden në Tiranë, 317 të infektuar, pasuar nga Durrësi me 140 persona dhe Shkodra, 112 të tjerë aktivë.

Gjatë 24 orëve të fundit është rritur sërish dhe numri i të shtruarve në spital, ku ndodhen 64 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 1 është i intubuar.

Ministria e Shëndetësisë përsëriti sot thirrjet për domosdoshmërinë e respektimit të rregullave dhe protokolleve të sigurisë duke deklaruar se po bashkëpunon ngushtësisht me Policinë e Shtetit për të mos lejuar asnjë person pozitiv që të thyejë rregullin duke dalë nga karantina, deri në shërimin e plotë./VOA

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania” – Si do funksionojë platforma e re, e njoftuar nga Edi Rama?

17:39 / August 24, 2026

Silvio Gonzato mbyll misionin dhe falenderon shqiptarët për mikpritjen: Besoj në të ardhmen evropiane të Shqipërisë

17:18 / August 24, 2026

Kur do të mbahen zgjedhjet lokale? Ja datat e mundshme, synohen 46 bashki

16:38 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.