Mjeku Pëllum Pipero ka treguar akthin e mjekëve e Infektivit kur u shtrua pacienti i parë me koronavirus. Në një intervistë për “Abcnews”, Pipero tha se mjekët shihnin njëri tjetrin dhe mendonin se ku do të gjejnë vrimë e të futen.
Më tej ai ka shtuar, se brenda pak ditëve bluzat e bardha u mësuan.
“Shokuese,nuk e di sesa e memorizuar duhet të jetë kur shefja e shërbimit tha se mbrëmë në mesnatë ishin shtruar 2 pacientë me koronavirus, ne shihnim njëri-tjetrin, ku do gjejmë vrimë të futemi tani, por brenda pak ditëve u mësuam. Por kemi qenë edhe të trajnuar. Dy javë rresht a mos më shumë jemi trajnuar si ta përballojmë rastin e parë“, tha Pipero.
