Katër shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, në Prato dhe një i pestë është në kërkim, pasi akzohen si autorë të vjedhjes së disa bankave.
Shqiptarët akuzohen se kanë vjedhur shtatë banka në provincat e Firencës , Prato dhe Pisa, ku vlera totale e parave të vjedhura shkon në 100 mijë euro, shkruajne mediat fqinje.
Hetimi
Hetimi për vjedhjet nisi në janar të këtij viti nga karabinierët e Scandicci (Firence), i koordinuar nga zëvendësprokurori Antonino Nastasi. Aksioni blitz nisi pasi disa të dyshuar, për shkak të mbylljes nga pandemia e COVID-19 kishin menduar të intensifikonin veprimtarinë e tyre kriminale.
Arrestimet u bënë mëngjesin e së dielës (14 qershor) dhe në aksion morën pjesë një numër shumë i madh policësh, si dhe u desh ndihma e njësive anti-eksploziv dhe qenëve antidrogë. Tre të dyshuar u gjurmuan dhe u arrestuan menjëherë, një i katërt u identifikua dhe u ndal në zonën e Bolognese, natën e 16 qershorit, ndersa një person i pestë është ende në kërkim.
Sekuestrimi
Gjatë kontrolleve karabinierët gjetën dhe sekuestruan 18 mijë euro në kartëmonedha të mëdha dhe mjete të shumta të përdorura për të hyrë në banka.
Të arrestuarit janë të moshave 24 deri 36 vjeç dhe tani ndodhen në komisariatet e Prato dhe Bolonjës.
