Policia e Vlorës bën të ditur se ka vënë në pranga një 35-vjeçar pasi ndaj tij gjykata e Apelit e Vlorës ka vendosur masën arrest me burg për vjedhje me armë.
Ngjarja ka ndodhur më 25 shtator të 2018 ku Y.M në zonëne Skelës në bashkëpunim me të tjerë persona nën kërcënimin e armës ka vjedhur autobusin e linjës Itali-Vlorë.
NJOFTIMI I PLOTE
Policia ka bërë prangosjen e shtetasit në kërkim Y.M., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhje me armë” kryer në bashkëpunim. Ngjarje e ndodhur më 25.09.2018, ku në zonën e Skelës në bashkëpunim dhe me persona të tjerë kanë vjedhur nën kërcënimin e armëve të zjarrit autobusin me njerëz të linjës “Itali-Vlorë”.
