Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla në një dalje për mediat ka komentuar vendimet e një dite më parë të Komisionit të Venecias, atë të antishpifjes dhe atë për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.
Sipas Ballës këto vendime nuk duhet të lexohen me eufori, si tifozë të ndonjë ekipi të kategorisë së tretë, por duhet ti shërbejë zbatimit të reformave në vend si dhe ajo e drejtësisë.
“Venecia ka miratuar dy opinione të kërkuara nga Shqipëria në rastin e Antishpifjes është kërkuar nga raporteret për Shqipërinë në KE.
Dua të them që dy opinionet i shërbejnë ecurisë së mëtejshme, të reformës në Drejtësi dhe si edhe nevojës imediate për të rregulluar një sektor të rëndësishëm të demokracisë në vend sic është ai i medias. Demonstrojnë traditën e suksesshme të bashkëpunimit me Venecian. Opinionet duhen lexuar e analizuar me vëmendje pa euforinë si tifozë të ndonjë ekipi të kategorisë së tretë, por që ti shërbeje zbatimit të reformave në vend sic është ajo e gjithëpranuar, ajo e drejtësië.
Nuk është detyrë e Venecias të analizojë palët, kush ka të drejtë dhe kush është gabim në raportin me zbatimin e ligjit, por e autoriteteve kompetente shqiptare, është detyra jonë që opinionet të mos i lexojmë me disa fjali të shkëputura, por në tërësi.
Parlamenti ka përgjegjësi që të zbërthejë cdo rekomandim por të adresojë hapat për zbatimin e tyre. Procesi nuk mund të jetë ekzaltimi që minimizohet kush ka të drejtë dhe gabim, por publiku do i lexojë dhe gjykojë të gjithëve, kush e sheh Venecian me syrin “kush fiton e kush humb”, nuk ka shqetësim demokracinë e kushtetutën”, tha Balla.
Sipas Ballës, në opinionin e Venecias konstatohet se “bllokimi i funksionalitetit dhe vonesat janë shkaktuar nga disa faktorë, së pari si pasojë e procesit shumë të rëndësishmë të vetingut, ku disa nga anëtarët u shkarkuan disa dhanë dorëheqjen apo u mbaroi mandati.
Së dyti mosfunksionimi i KED pasi shumica ishin të pavetuar. Kushtetuta parashikon që ata të vetohen menjëherë. Numri i kufizuar i kandidatëve për gjyqtarë kushtetuëts për shumë vende vakante, barrierë në bashkëpunimin mes kuvbdit dhe presidentit në kushtet e zhvillimit ët procedurës për shkarkimin e presidentit.
