Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Ardit Rada/ Ilir Meta, mes Komisionit të Venecias dhe një historie me sovjetikët

17:15 / June 20, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ardit Rada
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për të shpëtuar mijëra banorë të Leningradit, sovjetikët tentuan të përdorin kalimin përmes liqenit Ladoga. Përmasat e tij janë të tilla saqë sheh horizontin dhe jo bregun përtej. Teksa anijet e vjetra tejmbusheshin me qytetarë, kaosi por edhe lajmet e keqija që vinin nga fronti me gjermanët e bënin situatën gjithnjë e më tepër pesimiste. Sipas të thënave, një komisar mori altoparlantin dhe njoftoi se më në fund trupat sovjetike kishin marrë sërish kontrollin mbi portin e Ladogës duke lënë të vrarë qindra nazistë. Brohoritjet bënë që kaosi të shuhej për disa orë, derisa njerëzit u ftilluan se Ladoga ishin ata vetë, ku s’kishte këmbë pushtuesi. Por kaq mjaftoi që morali mes turmave të ngrihej dhe për orë të tëra të vendosej qetësia.

Ilir Meta ka nxituar dje të shpallë fitoren për debatin që ai ka memazhorancën rreth Gjykatës Kushtetuese. Duke e lexuar sipas  nevojës opinionin e Komisionit të Venecias, ai madje ka nxjerrë stafin e tij me bluza të stampuara. Nuk dihet arsyeja se pse e gjithë Presidenca duhet të mbështesë një opinion ligjor përmes veprimeve të tilla. Përveçse qesharak,  një akt i tillë tregon se sa dobët është me propagandën ai që herë vishet si Venecia, e herë si Selltiku i Skocisë. Por duke u ndalur te thelbi, opinioni i Venecias për emërimet në Gjykatën Kushtetuese shprehet qartë se “Presidenti e pezulloi procesin në mënyrë të njëanshme”.

Bëhet fjalë për rastin e Arta Vorpsit, që Meta e refuzoi dhe luftën e tij e çoi më tej, duke publikuar mesazhe konfidenciale me ndërkombëtarët. Por kaq mjafton për të mos e lexuar të gjithë raportin dhe për të kuptuar sesi Ilir Meta e përdori rastin e Arta Vorpsit për të krijuar alibinë e shfaqjes që pasoi.

“Dashnori” i Integrimit, aq sa këtë fjalë ia ka vënë emrit të partisë së tij, është personi që e ka lënë këtë vend pa ministër të Jashtëm në pikën më kulminante të  negociatave me Bashkimin Evropian. Prej këtij shembulli dhe të tjerave para dhe pas, duhet kuptuar se personi i interesuar për mungesën e Gjykatës Kushtetuese është vetë Presidenti.

Me parimin se “i ra bixha” pa Gjykatë, Meta tentoi ta lejë vendin pa ministra, pa zgjedhje dhe pa ligje. Ndryshe nuk do të kishte si të shpallte “fitoret” që kur doli në gjunjë para militantëve të Partisë Demokratike dhe u përbetua për shpërndarje të Kuvendit.

Në thelb triumfi që shpalli dje Meta është thjeshtë një përpjekje për të mbajtur opozitën në vallen e politikës. Për të legjitimuar tubimin e 2 Marsit, por edhe për t’i thënë ndërkombëtarëve me gojën e Venecias se kërcënimet e tija ishin të drejta. Ilir Meta nuk po kërkon të vendosë qetësi apo drejtësi përmes interpretimit të Venecias, por të ngrejë moralin e opozitës.

Por historia në Ladoga ndodhi 78 vite më parë. Shumë larg në kohë. Shumë larg me selinë e Presidencës.

Ardit Rada Meta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Turpi i një prokurorie, nga 45 vite burg për luftëtarët e lirisë

20:55 / February 9, 2026

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

16:57 / February 8, 2026

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

19:12 / February 6, 2026

“Po sikur të çmendet një prokuror në Dibër?”, Rada: Veç tek ne i kërkohet ‘Kushtetueses’ vendim brenda një jave

11:45 / February 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.