Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Astrit Patozi/ Sondazhet, si këmbana që bien në veshë të shurdhët

21:31 / June 20, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Astrit Patozi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një sondazh on line i Top-Channel për listat e hapura nuk lë fare vend për debat. Janë mbi 90 përqind e shqiptarëve, që e duan ndryshimin e sistemit politik dhe kjo është një tendencë e qartë, edhe pse ai nuk mund të konsiderohet sondazh profesional. Por edhe të tillë janë bërë dhe në të gjitha rastet shifra ka qenë 75 përqind e lart.

Që do të thotë se ekziston tashmë një bindje e fortë kombëtare se Shqipëria mund të bëhet më e mirë, në rast se qytetarët e saj nuk do të votojnë thjesht lista të pacaktuara kryetarësh të lodhur, por atyre duhet t’u jepet mundësia t’i zgjedhin vetë përfaqësuesit e tyre.

Ndoshta jo të gjithë mund të jenë në gjendje ta shpjegojnë arsyen e këtij ndërgjegjësimi kaq masiv dhe popullor, por kjo nuk ka asnjë rëndësi. Është jashtë çdo dyshimi që ndryshimi është një nevojë ulëritëse e shoqërisë dhe ajo mbërrin në mënyrë intuitive ta gjejë dhe ta kërkojë atë.

Por ky nuk është ndonjë lajm inkurajues për partizanët e ndryshimit, siç mund të kishte qenë në çdo vend tjetër në botën demokratike. Kam frikë se nga ata, që i kanë vënë drynin kapjes së shtetit ligjor në këtë vend (edhe pse numurohen me gishtat e njërës dorë), nuk mund të pritet reflektim. Përkundrazi.

Sa më shumë t’i kërkojnë shqiptarët ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe listat e hapura, aq më të vështirë do ta bëjnë këtë mision pengmarrësit e demokracisë në Shqipëri, të cilët tek çarja e digës së statuskuosë shohin nisjen e rrokullisjes së pushtetit të tyre të korruptuar.

Sa herë hapet kjo temë, avokatët e zdriluar të “Rilindjes”, zakonisht, bëjnë sikur nuk e kanë mendjen ose përpiqen të gjejnë apo shpikin “beteja” të tjera. Ndërsa trushkulurit e palës tjetër janë më me pak fantazi, se e tregojnë menjëherë me gisht si të blerë të Edi Ramës çdokënd, që guxon dhe i kërkon zotit Luli Basha të respektojë dëshirën e gati 90 përqind të shqiptarëve.

Astrit Patozi tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Qëndrimi jopolitik i pushtetit ndaj Zvërnecit dhe protestave

21:00 / June 2, 2026

Pse protesta greke në Tiranë duket naive?!

20:18 / June 2, 2026

Prokurori, Pelikani dhe 4.5 Miliardët

20:39 / June 1, 2026

Ripërpëlitja

22:38 / May 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.