Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ministria e Arsimit nuk mban premtimin, ‘Turi’ nuk u hoq nga vlerësimi, dalin përgjigjet e testit të Gjuhë-Letërsisë

12:58 / June 21, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1592043349 1592042388PROTESTA16
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ditën e sotme ministria e Arsimit ka nxjerrë rezultatet e testit për provimin e Gjuhë Letërsisë për 32126 mijë maturantë.

Me notën 10-të janë vlerësuar vetëm 2.45% ose 760 maturantë, ndërsa 3.11% janë mbetësa. Në numrin e vogël të maturantëve që kanë marrë notë maksimale duket se ka ndikuar edhe testi, që u kontestua me protesta.

Por ministria e Arsimit premtoi pak ditë më parë se do të konsiderojë heqjen nga vlerësimi përfundimtar të ndonjë pyetjeje specifike që rezulton të ketë pasur nivel më të lartë vështirësie se sa niveli i njohurive të nxënësve, por në fund nuk e ka bërë dhe kjo ka kushtëzuar numrin e vogël të maturantëve që morën notën maksimale, por edhe të tjerëve. “Nuk është hequr asnjë pyetje. Ajo ka funksionuar shumë mirë dhe në përputhje me nivelin e vështirësisë që ka pasur” .

Por cilat ishin pyetjet që u kontestuan nga maturantët duke u ngritur në protestë? E ndërsa kishin pakënaqësi për testin në tërësi, dy ishin pyetjet kryesore të kontestuara, e famshmja “Çfarë bëri Turi”, që sipas maturantëve ishte subjektive dhe e poezisë së Lasgush Poradecit për nivelin e vështirësisë.

“QSHA vendosi se do të vlerësojë shpërndarjen e pikëve në bazë të rezultateve të nxënësve, si dhe do të konsiderojë heqjen nga vlerësimi përfundimtar i ndonjë pyetjeje specifike që rezulton të ketë pasur nivel më të lartë vështirësie se sa niveli i njohurive të nxënësve” tha ministria e Arsimit në datë 16 qershor, por sot theksoi se nuk është hequr asnjë pyetje.

Po sipas burimeve nga Qendra e Shërbimit Arsimor është përdorur e njëjta shpërndarje pikësh me maturën e 2019, pra 50-60 për të marrë notën kaluese. Sa i përket testeve të tjera, ai i matematikës dhe i lëndëve me zgjedhje, shkoi pa probleme teksa maturantët e cilësuan si të nivelit mesatar.

http://qsha.gov.al/infos/matura_2020/d1_rezultate_2020.pdf

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania” – Si do funksionojë platforma e re, e njoftuar nga Edi Rama?

17:39 / August 24, 2026

Silvio Gonzato mbyll misionin dhe falenderon shqiptarët për mikpritjen: Besoj në të ardhmen evropiane të Shqipërisë

17:18 / August 24, 2026

Kur do të mbahen zgjedhjet lokale? Ja datat e mundshme, synohen 46 bashki

16:38 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.