Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Atentati ndaj Ardian Çapjas/ Zbardhet ekspertiza e forcave RENEA: Snajperisti qëlloi…

13:56 / June 21, 20201 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
capjaa 3 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zbardhet ekspertiza e specialëve të forcave RENEA për atentatin ndaj Ardian Çapjas. Në ekspertizën e siguruar nga News 24, përcaktohet distanca prej nga qëlloi snajperisti.

Bëhet fjalë për një largësi prej 346 metrash nga e cila është shënjestruar dhe më pas qëlluar 55-vjeçari, i cili u plagos rëndë por arriti t’i mbijetonte atentatit të tretë ndaj tij.

Në ekspertizën e kërkuar nga prokurorët e Elbasanit, thuhet gjithashtu se Ardian Çapja u qëllua nga Kodra e Krastës. Materiali i përgatitur nga RENEA është bërë pjesë e dosjes hetimore. 55-vjeçari, mësohet se nuk ka dhënë asnjë ndihmë për policinë dhe prokurorinë për zbardhjen e ngjarjes.

Atentati ndodhi më 8 qershor kur Çapja ndodhej në një rrugicë jashtë banesës dhe u qëllua me një plumb në shpatull, shumë pranë zemrës. Ai u mjekua në Spitalin e Traumës për shkak të gjendjes së rëndë. Autorët dogjën mjetin dhe armën në një zonë të pyllëzuar në periferi të Elbasanit. Policia ka shoqëruar disa persona për ngjarjen dhe ka dyshime se atentati ka ardhur për shkak të konflikteve nga e kaluara.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

Arrestohet në Ekuador “financieri” i mafias shqiptare, “Caballo” ishte në kërkim për trafik droge

17:57 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania” – Si do funksionojë platforma e re, e njoftuar nga Edi Rama?

17:39 / August 24, 2026

Silvio Gonzato mbyll misionin dhe falenderon shqiptarët për mikpritjen: Besoj në të ardhmen evropiane të Shqipërisë

17:18 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.