Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim në rrjetet sociale.
Përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, Berisha shkruan se Shkodra ka qenë nën terrorin e plumbave mbrëmjen e të shtunës, pasi Orlando Pllanaj dhe Rivaldo Pllanaj janë prplasur me armë zjarri me dy djemtë e një biznesmeni Alvaro dhe Tonato Fushaj.
Orlando Pllanaj dhe Rivaldo Pllanaj janë djali dhe nipi i Bardhok Pllanajt, të njohur ndryshe si ‘Kumbari’ i Shkodrës.
Ndër të tjera Berisha shkruan se edhe nga fisi me mbiemër Harusha është bërë një rrahje brutale. Këta të fundit, janë denoncuar edhe më herët nga ish-kryeministri, si persona që thyen kutitë e votimit.
Denoncimi i plotë
Të fortit, miqte e Edvin Mafisë terrorizojnë Shkodrën! Breshërite e kallashit në qendër të Shkodrës përshëndeten nga narkopolicia sepse autorët janë Fusha, Plana, Harusha. Ajo fsheh dhe liron duke kërkuar ndjesë menjëherë autorët! Ishin dorë e narkoshtetit. Lexoni denoncimet e qytetarëve dixhital. Sb. Përshëndetje doktor Berisha. Të shtunën në qendër të Shkodrës janë dëgjuar krisma armësh në breshëri ku pas disa minutash policia bëri një arrestim dhe shpërndau për mediat arrestimin e bërë në kohë rekord, por kanë kaluar 3 ditë dhe ende nuk kemi emrin e personit të arrestuar dhe shkakun e përplasjes me armë. Përplasja ka ndodhur mes dy djemve të një biznesmeni, Alvaro dhe Tonato Fushaj dhe Orlando Planaj dhe Rivaldo Planaj. Këto dy janë djali dhe nipi i narkotrafikantit të veriut Bardhok Planaj. Me një telefonatë policisë i është mbyllur goja dhe i arrestuari është liruar për 30 min. Pra Shkodra është në gjunjë dhe ditë pas dite duhet të ruhen pasi njerëzit e Bardhok Planës një ditë gjuajnë me armë dhe një ditë tjetër bëjnë aksidente me makinë. Ja ky është shteti Edvin Kristaq Ramës ku keqbërësit kanë imunitet dhe njerëzit e thjeshtë shantazhohen nga policia. Anonim ju lutem. I nderuar zoti Berisha sot në Shkodër ndodhi një rrahje brutale nga fisi i Harushejve po ato persona që thyen kutitë e votimeve. Në qendër të qytetit tek Sheshi Isa Boletini.
