Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Skënderbeu shpreson në përgjysmimin e dënimit të UEFA-s nga Gjykata Federale në Zvicër

17:53 / June 21, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
skenderbeu feston
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Skënderbeu shpreson në përgjysmimin e dënimit të UEFA-s nga Gjykata Federale në Zvicër. Klubi shqiptar beson se me ndihmën e avokatëve, përjashtimi nga Europa të zbresë në 3 vjet

Edhe ata vetë e kuptojnë se nuk mund të ketë pafajësi. Pavarësisht se presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj, ka këmbëngulur vazhdimisht se klubi i tij është pa njollë, sërish nuk pritet që Gjykata Federale në Zvicër t’ia heqë plotësisht dënimin e dhënë nga UEFA.

Burime pranë numrit 1 të korçarëve, bëjnë me dijë për televizionin se objektivi më i mundshëm është ulja e dënimit, më saktë përgjysmimi i tij. Skënderbeut aktualisht i kanë mbetur edhe 7 vite, por me gjasë, duke u kualifikuar edhe këtë vit për në Ligën e Europës, t’i mbeten 6 vjet për t’u shlyer.

Kjo do të thotë që shpresa të jetë që Gjykata zvicerane ta zbresë dënimin në 3 sezone. Skënderbeu u dënua fillimisht nga UEFA me 10 vjet përjashtim nga kupat e Europës, dhe me 1 milionë euro gjobë, me akuza për manipulim të rezultateve në Champions dhe në Ligën e Europës, në turet eliminatore dhe në fazën e grupeve.

Takaj shpreson që gjykata në Zvicër të heqë edhe gjobën financiare. Ish-kampionia e Shqipërisë mbetet e vetmja skuadër shqiptare që ka arritur në fazën e grupeve në një kompeticion të UEFA-s, saktësisht dy herë në Ligën e Europës

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Formula 1/ Çmenduria Red Bull, 100 milionë dollarë në vit për Max Verstappen

11:39 / August 23, 2026

Shqipëria U-21 në “Taranto 2026”, Alban Bushi: Shkojmë për të konkurruar dhe për t’u kualifikuar

10:25 / August 19, 2026

FIFA pushon nga puna drejtorin operativ Kevin Lamour

11:57 / August 18, 2026

Tekniku Nikaj vijon testimin, Burreli bind ndaj Korabit

11:37 / August 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.