Një banesë në katin e fundit të një pallati në rrugën “Don Bosko” është përfshirë nga flakët rreth orës 17:30.
Fatmirësisht nuk raportohet për viktima apo të lënduar, por vetëm për dëme materiale në banesën e 60 vjeçarit M.Ç.
Zjarrëfikësja ndodhet në vendngjarje për të bërë të mundur fikjen e zjarrit.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 21.06.2020, rreth orës 17:30, në rrugën “Don Bosko”, ka rënë zjarr në katin e fundit të baneses në pronësi të shtetasit M.Ç., 60 vjeç, ku nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm deme materiale.
Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje, të cilat po bëjnë të mundur fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
