Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kamarieri në Tiranë bën të pabërën, vjedh lekët e xhiros se pronari i vonoi rrogën

18:28 / June 21, 20204 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lokale
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një kamarier është vendosur nën hetim se ka kryer vetgjyqësi për pagën e luftës, e quajtur e tillë nga kryeministri Edi Rama gjatë periudhës së pandemisë. Kundër Elert Allara, u ankuan familjarët e punëmarrëses së tij, të cilët pretendojnë se punonjësi u tregua mos kuptues dhe nuk i priti derisa paga e luftës t’u kalonte në bankë.

Përkundrazi ai insistoi gjatë për rrogën dhe në fillim të muajit qershor i njoftoi se do braktiste detyrën. Madje denoncuesja B. Idrizaj i tha oficerit të policisë se Allara , kishte hyrë në kasë e kishte marrë prej andej 22 mijë lekët që pronarët i kishin mbetur borxh gjatë pandemisë.Në shkresën që gazeta “Si” disponon nga burime policore Idrizaj rrëfen se familja e saj drejton një lokal pasterçeri në rrugën “Vaso Pasha”.Gjatë pandemisë lokali u mbyll në muajin mars. Kamarieri na kërkoi rrogën pasi kishte disa probleme familjare.

“Denoncuesja këmbëngul se pronarët kishin pranuar dhe i kishte dhënë dorazi kamarierit 22 mijë lekë së bashku me shpjegimin se: kur ti kalojë paga e luftës në bankë ai duhet t’ua kthejë”. Siç rezulton më vonë, kamarieri e ka tërhequr pagën e luftës, por nuk e ka kthyer shumën e kërkuar tek pronarët. Policia shkruan pas kqyrjes së veprimeve dhe marrjes së dëshmive të punonjësve të restorantit “rezulton se në datën 6 qershor,

Elerti hyri në lokal, e hapi, qëndroi pak fare dhe iku”. Kur pronarët janë vënë në dijeni nga pastruesja se në lokal kishte qenë kamarieri ata e kanë pyetur “ ku shkoi?”. Gruaja ka qenë e gatshme të tregojë vetëm që punonjësi kishte qëndruar fare pak dhe pastaj kishte ikur. Por denoncuesja këmbëngul në polici se Elerti, gjatë vizitës së shkurtër, kishte marrë në banak 2240 lekë, që ishin xhiroja ditore e lokalit.

Por një rrëfimi i kamarierit edhe pse ka qenë ezaurues para policisë, nuk e ka shpëtuar atë nga hetimi. Sipas një burimi të gazetës “Si” , i riu u mor në pyetje në komisariat në datën 10 qershor, me dyshimin se ai kishte vjedhur. Por këto dyshime u hodhwn poshtë. Ai rrezikon hetimin për vetgjyqësi, një kundravajtje që kryhet atëherë kyr qytetari kërkon të vendosë në vend një të drejtë që i takon, duke kryer veprime të palejuara, ndonëse mundësia e tij ishte njoftimi i policisë. Allara deklaron” është e vërtetë që shkova në lokal javën e parë të qershorit.
‘Arsyeja është se unë kam punuar deri nw datwn 11mars, atëherë kur lokali u mbyll për shkak të Covid. Nga marrëveshja me pronarët, më kishin njoftuar se çdo muaj do paguhesha 33 mijë lekë. Por këto para nuk mu dhanë me pretendimin se më ishte dhënë paga e luftës,” tregon ai.

Por sipas të riut paga e luftës nuk mbulonte ditët kur ai kishte punuar normalisht. Kamarieri tregon se në fillim të qershorit ai kishte vendosur ta braktiste punën, kishte lënë celsat dhe veshjen në lokal, pastaj i kishte shkrepur ideja për të marrë hak.

“Hapa kasën dhe mora cfarë gjeta aty, për ditët e papaguara të marsit, mendoj që më përkisnin, sepse nuk mi paguan ditët e marsit,” deklaroi më tej.

Por pavarësisht kësaj kur oficerët i thonë se ai është në fije të perit e mund të hetohet edhe për vjedhje, kamarieri flet për veten.

“Nuk kam vjedhur ndonjëherë, punoj prej vitesh. Ju kërkoj falje por kështu e mendova dhe kështu veprova.Nuk është vjedhje. Janë lekët që më takonin, sepse kam punuar. Mbase nuk veprova me mendje të kthjellët,” shton më tej i akuzuari.
Sipas kamarierit , pronarët e kanë rënduar me denoncimin në fjalë pasi sipas tij është e vërtetë që për hall familjar i është paguar në dorë një shumë paraprake, por ndërkohë paga e luftës nuk i ka kaluar ende në bankë.

“Ndaj mora hak, doja ta kuptonin si ndihesh kur të marrin diçka që të përket. Kam punuar dhe më përkisnin ato para” mbylli rrëfimin djaloshi që oficerët e hetojnë për hakmarrje të një forme që ligjërisht njihet si vetgjyqësi,”përfundon ish- kamarieri.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

Arrestohet në Ekuador “financieri” i mafias shqiptare, “Caballo” ishte në kërkim për trafik droge

17:57 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania” – Si do funksionojë platforma e re, e njoftuar nga Edi Rama?

17:39 / August 24, 2026

Silvio Gonzato mbyll misionin dhe falenderon shqiptarët për mikpritjen: Besoj në të ardhmen evropiane të Shqipërisë

17:18 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.