Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Emigrantët fshiheshin në një ambient të braktisur, si ra në pranga trafikanti 48-vjeçar

12:52 / June 22, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arrestim me shpine dhe para kom 31431
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranës bën të ditur se ka arrestuar në flagrancë një 48-vjeçar për veprën penale të ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit.

Ai u arrestua duke transportuar emigrantë të paligjshëm të cilëve u kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Krahas emigrantëve që u gjetën në furgonin me të cilin i transportonte, të tjerë u gjetën në një ambient të braktisur në rrugën “Llazi Miho”.

NJOFTIMI I PLOTE

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Kapet duke transportuar emigrantë të paligjshëm, arrestohet në flagrancë 48-vjeçari.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta, drejt vendeve të BE-së, specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit D. A., 48 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Llazi Miho”, duke transportuar shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Po nga veprimet e kryera rezultoi se ky shtetas kishte transportuar me një mjet fugon edhe disa shtetas të tjerë nga vendet e treta, të cilët u gjetën nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, të fshehur në një ambient të braktisur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasit D. A., për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kontrolle të shtuara policore në Vlorë, FNSH-ja dhe Krimet zbarkojnë në Çole dhe Ujin e Ftohtë

22:57 / November 12, 2026

Shqipëria mposht Finlandën 2-0, Muçi dhe Manaj i japin fitoren kuqezinjve në “Air Albania”

22:40 / November 12, 2026

“Dy ministra sakrifikojnë postet për bashkitë?”/ Veliu: Ja çfarë pritet nga Asambleja Kombëtare e PS

22:12 / November 12, 2026

Shqipëri-Finlandë, Rey Manaj shënon golin e dytë

22:00 / November 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.