Rritja e numrit të të shtruarve me koronavirus në spitalin infektiv, duke e kaluar numrin 80 mund të sjellë dhe hapjen e spitalit të dytë COVID.
Komiteti i Ekspertëve është duke menduar këtë pas shifrave të fundit, ku 82 janë të shtruar, 10 prej të cilëve në terapi intensive dhe 1 i intubuar.
Dosja.la shkruan se burime nga ministria kanë thënë për të: “Mund të hapet një spital i dytë. Por shihet si mundësi. Spitali COVID2 mund të jetë ish-kirurgjia në QSUT”.
