Tjetër viktimë nga Covid-19 në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë informon se një 62 vjeçar ka ndërruar jetë duke e çuar në 45 numrin total të vdekurve në vendin tonë që prej nisjes së pandemisë.
Gjithashtu bëhet me dije se 62 vjeçari nuk vuante nga asnjë sëmundje bashkëshoqëruese dhe se prej 10 ditësh mbahej në terapi intensive i intubuar, por nuk arriti t’ia dilte.
Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe i rikujton qytetarëve rëndësinë që ka respektimi i masave mbrojtëse, pasi referuar ekspertëve të Institutit të Shëndetit Publik, virusi është prezent.
Aktualisht janë të shtruar mbi 80 pacientë në shërbimin infektiv dhe janë mbi 790 raste aktive me COVID19 në vend.
