Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale Ogerta Manastirliu në një dalje publike në rrjetet sociale bën të ditur se edhe pse gjendja e fatkeqësisë natyrore përfundon sot, masat do të vijojnë të jenë në fuqi pasi jemi në kohë pandemie dhe virusi nuk ka ikur.
“Përfundimi i gjendjes së fatkeqësisë natyrore nuk e ul rrezikshmërinë pasi vendi vijon të jetë në gjendje pandemie, do të vijojë të mbeten në fuqi të gjitha masat e mara. Do vijojnë të jetë të ndaluara grumbullimet, do vijoj të mbetet karantinimi i personave të infektuar me COVID dhe do vijojnë të jenë të gjitha masat në fuqi për të kufizuar përhpajen e këtij infeksioni”, tha Manastirliu.
