Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Tërheqja e SHBA-së nga akordi pë armët bërthamore, vjen reagimi i Putin

19:28 / February 1, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
putin
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti rus Vladimir Putin reagoi aps vendimit të SHBA-së për t’u tërhequr nga nga Marrëveshja e Armëve Bërthamore me Rreze të Mesme (INF). Numri 1 I shtetit rus thirri këshillin e sigurisë së vendit, ku diskutoi për vendimine SHBA-së.

Sipas një deklarate të Kremlinit, këshilli “kishte një diskutim të thellë mbi stabilitetin strategjik dhe sigurinë ndërkombëtare në kontekstin e tërheqjes së pritshme të SHBA-së nga traktati INF”.

Ditën e sotme, Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, njoftoi se vendi i tij do të pezullojë pjesëmarrjen në traktatin e armëve bërthamore më 2 shkurt për shkak të “shkeljeve” të Rusisë ndaj paktit, duke nisur procesin sipas nenit 15 të marrëveshjes.

Tërheqja vjen pasi SHBA dhe Rusia, nënshkruese të paktit në vitin 1987, së fundmi kanë akuzuar njëra-tjetrën në lidhje me marrëveshjen. SHBA pretendon se Rusia nuk ka respektuar marrëveshjen, çka Rusia e ka mohuar vazhdimisht.

Në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bruksel në dhjetor të vitit të kaluar, Pompeo i kishte dhënë Rusisë një afat prej 60 ditësh për ta respektuar marrëveshjen INF, afat i cili përfundoi sot. Anulimi i marrëveshjes ka shkaktuar shqetësime se gara e armëve mund të intensifikohet dhe të kërcënojë sigurinë e Evropës.

Pas njoftimit për tërheqje të SHBA-së, vendi do të ndahet tërësisht nga marrëveshja teknikisht pas një periudhe prej 6 muajsh.

INF u nënshkrua në vitin 1987, nga kreu i Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbachev dhe presidenti i atëhershëm amerikan, Ronald Reagan, me qëllim të eliminimit të perspektivave të luftës bërthamore në Evropë.

reagimi Rusia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.