Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

E kapi për flokësh dhe e shtriu përtokë, 12-vjeçari shqiptar dhunohet nga babai grek i shokut të klasës

12:43 / June 23, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ec592b52e3dc938eb86fda0eaa9ffec4 L
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtetin fqinj, Greqi. Një fëmijë vetëm 12-vjeç ra pre e dhunës së babait të një shokut të klasës në Peristeri.

Pamjet e filmuara kanë ngjallur zemëratë duke rikthyer akuzat për sulm me përmbajtje raciste duke qenë se fëmija është shqiptar.

Në pamjet e filmuara prej mediave greke duket fëmija shtrirë përtokë ndërsa dhunohet nga babai i shokut të klasës.

Djali tregon se ai ka qënë thjesht duke shëtitur me biçikletë në momentin kur është sulmuar nga moshatari i tij dhe babai. Ndërsa familja e 12-vjeçarit pretendon se bëhet fjalë për një sulm racist dhe ka kërkuar ndëshkimin e autorëve.

“Babai i shokut të klasës më kapi prej flokësh dhe më goditi në kokë. Ai më mallkon për vendin tim dhe babai i tij dikur më bërtiti sepse ne kemi pasur përsëri një zënkë dhe këtë herë ai më kapi për flokësh.”- Kështu thotë në dëshminë e tij i mituri shqiptar. 12-vjeçari dhe shoku i tij i klasës shpesh kanë përplasje edhe brenda shkollës. Fëmija ka lindur në Greqi, ku prindërit e tij, të cilët vijnë nga Shqipëria, kanë jetuar për 30 vjet.

Pas sulmit fëmija u dërgua në spital ku dhe u gjet se kishte pësuar frakturë në qafë.

Prindërit e shqetësuar kanë menduar të ndërrojnë shkollën për djalin e tyre pasi vuan shpesh nga probleme të natyrës raciste.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.