Vlora ka regjistruar sot nëntë raste të reja me koronavirus, ku pesë raste sipas “Panorama” janë shënuar në një fasoneri në këtë qytet. Mësohet se biznesi ku u zbuluan rastet është mbyllur.
Katër rastet e tjera janë të infektuar nga raste kontakti të personave të konfirmuar më parë. Vendi vijon të shënojë rritje ditore të rasteve prej disa javësh pas hapjes totale të vendit më 1 qershor.
