Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

A do të riizolohemi në shtator? Manastirliu: Kemi gati skenarët edhe për më të keqen, nga shëndetësia tek arsimi

20:34 / June 23, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ogerta manastirliu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu thotë se sjellja e deritanishme e virusit COVID-19 është e paparashikueshme, çka e bën të pamundur hartimin e planeve për atë se çfarë mund të ndodhë në shtator, por shtoi se nga ana e qeverisë janë duke u ndërtuar të gjithë skenarët e mundshëm që nga shëndetësia deri arsimi.

“Ky virus është i paparashikueshëm dhe ne nuk mund të bëjmë dot plane afatgjatë dhe afatmesëm. Por ajo çka ne ndërtojmë janë skenarë të bazuar mbi projeksione.

Ne jemi duke punuar fort që sa i përket shëndetësisë të kemi gati skenarët edhe për më të keqen, duke shpresuar gjithmonë më të mirën.

Por gjithashtu edhe për shkollat, për t’ju përgjigjur jo vetëm me mësimin në shkolla, por edhe me mësimin online dhe për të gjitha ato aktivitete që janë të nevojshme, por që nëse do të duhet të përballemi me një vështirësi, duhet t’i përgjigjemi me një alternim të shërbimeve.

Për riizolimin nuk mund të them sot, sepse situata është shumë dinamike dhe nëse një vaksinë do të zbulohet do të jetë shumë më e lehtë.

Në rast të mungesës së një vaksine, masat e distancimin fizik, maskat, higjiena personale do të vazhdojnë të jenë masa që do të kenë shumë vlerë, si e vetmja armë që kemi në dorë kundër virusit”, tha ministrja në Ilva Now.

E pyetur lidhur me infektimet e ndodhura së fundmi në QSUT, ministrja refuzoi t’i quante ato mungesë të vigjilencës në gjithë sistemin, por raste sporadike të cilat sipas saj nuk kanë munguar as në spitalet e vendeve më të zhvilluara si Italia e Gjermania, ndërsa siguroi se mjetet mbrojtëse për të garantuar sigurinë e mjekëve dhe infermierëve jo vetëm nuk kanë munguar, por kanë ardhur duke u shtuar.

Ministrja Manastirliu siguroi se sistemi shëndetësor në Shqipëri ka furnizimet e duhura sa i përket tamponëve për COVID-19, ndërsa e lidhi numrit e vogël të testimeve që kryhen në vendin tonë me atë që e cilësoi ‘smart testing’ apo testim sipas një strategjie.

“Ne kemi furnizim të tamponëve në vazhdim. Kemi synuar të kemi sasi të testimeve, por edhe cilësi. Nuk është vetëm çështja e testimit në vetvete. Por është edhe ‘smart testing’; ne testojmë për të ndërprerë zinxhirin e infeksionit. Nuk do të ketë mungesë të testimeve molekulare dhe po hapim një laborator për testim molekular në QSUT. Kemi një plan për ta shtrirë, por po bëjmë testim, sipas një strategjie për të këputur zinxhirin e infeksionit”, tha ministrja e Shëndetësisë. / EuronewsAlbania

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania” – Si do funksionojë platforma e re, e njoftuar nga Edi Rama?

17:39 / August 24, 2026

Silvio Gonzato mbyll misionin dhe falenderon shqiptarët për mikpritjen: Besoj në të ardhmen evropiane të Shqipërisë

17:18 / August 24, 2026

Kur do të mbahen zgjedhjet lokale? Ja datat e mundshme, synohen 46 bashki

16:38 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.