E fshehur midis Alpeve dhe Detit Adriatik gjendet një vend magjik. Një botë nëntokësore e formuar nga uji gjatë miliona viteve, në të cilën jetojnë dy dragonj të vegjël të bardhë.
Mund të duket si një përrallë,por në fakt ky vend ekziston vërtet: ne po flasim për shpellat Postumia, në Slloveni.
Këtu, lumenjtë rrjedhin nën tokë, malet ngrihen dhe po këtu, hekurudha e parë nëntokësore në botë, e inaguruar në 1872.
Në Slloveni ekziston një botë e magjepsur nëntokësore e dominuar nga dy dragonj të bardhë. Simboli i shpellës është një stalagmit i jashtëzakonshëm i bardhë i ndritshëm, mbi pesë metra i lartë, dhe jo çuditërisht quhet Brilliant.
Por është vetëm një nga mrekullitë e Postumia, e cila është pothuajse tërësisht e mbuluar nga një shtresë e hollë gurësh me shtresa kalcitesh që i japin tërë shpellës një pamje të ndritshme.
Por tërheqja e vërtetë e sitit nëntokësor janë dragonjtë ‘bebe’, dy dragonj të vegjël me një lëkurë të zbehtë, gati të tejdukshëm, sy të padukshëm dhe katër këmbë të vogla. Karakteristikat e tyre janë përfundimisht të ndryshme nga imagjinata kolektive, por jo më pak tërheqëse.
Këta dragonj të vegjël janë në të vërtetë “Proteus Anguinus”, krijesa endemikë amfibe për ujëra nëntokësorë që rrjedhin sipër rrafshnaltës karstike. Këlyshët e shpellës sllovene kanë lindur në vitin 2016. Katër vitet e para të jetës së tyre i kanë kaluar në një fole të fshehtë dhe tani është hera e parë që publiku do të jetë në gjendje t’i shohë dhe t’i admirojë ata.
l.g/Tirananews.al



