Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Detajet/ Kush është biznesmenia e arrestuar në Këlcyrë? Rama e promovoi si model suksesi, por në banesë u kap me…

13:14 / June 24, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
biznesmenja ne gjr
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Detaje të reja mësohen nga arrestimi i biznesmenes nga Këcyrë, Elona Bejo, ngjarje kjo e ndodhur një ditë më parë. Në banesën e saj u gjet një armë zjarri pa leje, ndërkohë që ajo kishte denoncuar më herët bashkëshortin e saj për dhunë, një shtetas francez, që është vënë në kërkim nga ana e policisë.

Bejo u arrestua pasi nuk tregoi për armën që mbanin në banesë, ndërkohë që gjatë ditës së nesërme ajo do të dalë para gjykatës për masë arresti. Në fakt emri i Bejos nuk është i panjohur edhe për mediat, pasi historia e saj me francezin mori edhe vëmendjen e kryeministrit Rama.

Bejo ka ndërtuar një fermë në Këlcyrë, e cila vizitohet nga shumë turistë, dhe është sjellë si shembulli i një gruaje që e do dhe investon për vendlindjen e saj, edhe nga qeveria shqiptare.

“Historia është edhe e thjeshtë edhe e komplikuar. Im shoq është francez, kemi gati 2 vjet e gjysmë që punojmë e investojmë këtu dhe kemi shumë pak kohë që jemi hapur. Gjithçka po shkon shumë mirë, është edhe më lart nga sa e kemi pritur interesi dhe suksesi i fermës.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155825818266523/?v=10155825818266523

Tani me sezonin turistik, edhe sepse kemi bërë pak publicitet nëpër guida turistike, ka të huaj edhe shqiptarë që vijnë se kemi eksperiencë në këtë fushë, kemi qenë në një qytet tjetër në Elbasan, eci aty dhe erdhëm ta përsërisim në vendin e origjinës sime”, tregonte  Elona.

“Ju jeni një ndër shembujt pozitivë dhe ne jemi të interesuar t’i promovojmë e të nxisim të tjerët të hyjnë në këtë rrugë”, u shpreh Rama asokohe.

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arrestohet në Ekuador “financieri” i mafias shqiptare, “Caballo” ishte në kërkim për trafik droge

17:57 / August 24, 2026

Mashtronte punonjësit se njihte pronarët dhe u merrte lekët, arrestohet 37-vjeçari

16:58 / August 24, 2026

Ishte duke u larë në det, mbytet 19-vjeçari nga Kosova në Shëngjin

15:58 / August 24, 2026

Krimi i rëndë në Kosovë/ Dyshohet se 25-vjeçarja shtatzënë u qëllua nga bashkëshorti, në spital mbërriti pa shenja jete

10:55 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.