Detaje të reja mësohen nga arrestimi i biznesmenes nga Këcyrë, Elona Bejo, ngjarje kjo e ndodhur një ditë më parë. Në banesën e saj u gjet një armë zjarri pa leje, ndërkohë që ajo kishte denoncuar më herët bashkëshortin e saj për dhunë, një shtetas francez, që është vënë në kërkim nga ana e policisë.
Bejo u arrestua pasi nuk tregoi për armën që mbanin në banesë, ndërkohë që gjatë ditës së nesërme ajo do të dalë para gjykatës për masë arresti. Në fakt emri i Bejos nuk është i panjohur edhe për mediat, pasi historia e saj me francezin mori edhe vëmendjen e kryeministrit Rama.
Bejo ka ndërtuar një fermë në Këlcyrë, e cila vizitohet nga shumë turistë, dhe është sjellë si shembulli i një gruaje që e do dhe investon për vendlindjen e saj, edhe nga qeveria shqiptare.
“Historia është edhe e thjeshtë edhe e komplikuar. Im shoq është francez, kemi gati 2 vjet e gjysmë që punojmë e investojmë këtu dhe kemi shumë pak kohë që jemi hapur. Gjithçka po shkon shumë mirë, është edhe më lart nga sa e kemi pritur interesi dhe suksesi i fermës.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155825818266523/?v=10155825818266523
Tani me sezonin turistik, edhe sepse kemi bërë pak publicitet nëpër guida turistike, ka të huaj edhe shqiptarë që vijnë se kemi eksperiencë në këtë fushë, kemi qenë në një qytet tjetër në Elbasan, eci aty dhe erdhëm ta përsërisim në vendin e origjinës sime”, tregonte Elona.
“Ju jeni një ndër shembujt pozitivë dhe ne jemi të interesuar t’i promovojmë e të nxisim të tjerët të hyjnë në këtë rrugë”, u shpreh Rama asokohe.
