Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Mogherini ripërsërit qëndrimin për taksën ndaj Serbisë: Fola me Thaçin, s’ka kohë për të humbur

20:49 / February 1, 20191 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tedy
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përfaqësuesja e Lartë e Politikës së Jashtme të BE, Federica Mogherini informoi se ka folur së fundmi me Presidentin Hashim Thaçi, i cili sipas saj ka përsëritur heqjen e taksës, në mënyrë që të vazhdojë dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit sa më shpejt.

Përfaqësuesja e Lartë e Politikës së Jashtme të BE shkroi në Twitter se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është vendimtar për Ballkanin Perëndimor. “Nuk ka kohë për të humbur”, e mbyll postimin e saj Mogherini.

Thuajse në të njëjtën kohë edhe Hashim Thaçi ka bërë një postim në “Facebook” ku shkruan se ka folur në telefon me Mogherinin dhe i ka kërkuar vazhdimin e dialogut.

“Pavarësisht se mund të duket e padrejtë, ne duhet të tregohemi sërish pragmatikë dhe t’i respektojmë këshillat e BE-së dhe të SHBA-së. Qëndrimi i BE-së dhe SHBA-së është i qartë dhe nuk lë vend për interpretime të lira. Duhet ta heqim menjëherë pretekstin që po e shfrytëzon Serbia për bllokimin e dialogut. Ky veprim demonstron përkushtimin tonë për marrëveshje paqësore dhe për më tepër, ruan dhe forcon aleancën tonë me BE-në, NATO-n dhe në mënyrë të veçantë me SHBA-në”, shkruan ndër të tjera Thaçi.

Serbia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Iran/ Cisterna me mbi 2 milionë fuçi naftë merr flakë

09:11 / October 17, 2026

Trump “ngrin” sanksionet e reja ndaj Rusisë, vetëm një muaj pasi i miratoi

09:03 / October 17, 2026

Vetëm pesë ditë në detyrë, shkarkohet zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë

21:38 / October 16, 2026

Ukraina do të transportojë organet për transplantim me dronë për të kursyer kohë

19:58 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.