Ministri i Diasporës Pandeli Majko ka deklaruar se në këto momente është krah Hashim Thaçit eKadri Veselit, të cilët akuzohen nga Prokuroria Speciale për më shumë se 100 vrasje. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Majko shprehet se Kosova ka bërë luftë çlirimtare.
“Drejtësia e Gjykatës së Hagës ka ngritur akuza ndaj drejtuesve të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, Hashim Thaci dhe Kadri Veseli. UCK-ja është luftë për liri! Lufta për liri është “shkelje e ligjit”. Eshtë ligji i agresorit mbi viktimën. Kështu ka qenë dhe do të jetë! Jam në krah të Hashimit dhe Kadriut!”- shkruan Majko.
