Kryeministri Rama kishte rënë dakord për një intervistë në Klan Kosova në emisionin “Rubikon” të Adriatik Kelmendit. Madje moderatori e kishte njoftuar edhe në faqen e tij në Facebook.
Intervista ishte regjistruar ku ishte folur për bisedat me Vuçiçin për zgjidhjen e problemit të Kosovës. Por me të dalë aktakuza për Thaçin dhe Veselin nga Gjykata speciale, Rama e ka shtyrë atë që kishte regjistruar dhe do t’i shtojë një pjesë për Hagën duke e trensmetuar një ditë tjetër. Edhe në Facebook kryeministri njoftoi se do fliste neser më gjatë për këtë çeshtje. Sot në “Rubikon” në prime time u zhvillua një bisedë për aktakuzën e Hagës.

