Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, ka reaguar edhe bashkëanëtari i tryezës, Oerd Bylykbashi.
Ai u shpreh për mediat se kodi i ri zgjedhor do të ketë garanci shtesë, në mënyrë që qeveria të mos prekë votën e shqiptarëve, duke e tjetërsuar atë.
“Sot mbaroi një nga mbledhjet më të rëndësishme, u përmbyllën të gjitha pikat dhe rekomandimet. U pranua propozimi i tretë i PD-së. KQZ nuk do të jetë një organ që ka anëtarë të emëruar politikisht. Qeveria s’do ketë mundësi të prekë zgjedhjet. Kodi Zgjedhor do ketë garanci shtesë që vota të mos tjetërsohet”.
