Pas dështimit të dëgjesës publike ditën e djeshme, banorët që preken nga projekti i rindërtimin kanë dalë ditën e sotme sërish në protestë, ku kërkojnë një takim me kryetarin e komanduar të Bashkisë së Vorës, Hekuran Brahimaj.
Ato nuk lejojnë shembjen e banesave dhe bizneseve të tyre, për dy arsye. Së pari shprehen se nga akt-ekspertimi është konstatuar se nuk janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit dhe së dyti shprehen se nuk u është dhënë një përgjigje konkrete se çfarë do të ndodhë me ta, nëse do të kompensohen me një tjetër shtëpi apo do të dëmshpërblehen.
Uniformat blu nuk kanë lejuar futjen e tyre në Bashki, çka ka shkaktuar disa momente tensioni mes policisë dhe banorëve. COVID-19 duket se nuk ekziston fare, ku protestuesit nuk janë të pajisur me maska e as nuk ruajnë distancën e sigurisë.
