Autoritetet bëjnë thirrje çdo ditë për përdorimin e maskave në ambiente ku është vështirë të mbahet distanca. Por mesa duket këshillat nuk i ndjekin vetë ligjvënësit shqiptare.
Në kafen e Parlamentit, e cila tashmë shërben në lulishten pranë sallës së seancave plenare, deputetët shihen grupe-grupe dhe pa asnjë masë mbrojtëse. Në fotot e siguruara nga LSA-ja, duken disa prej tyre me maska, më të vjetërit, e të tjerë më pak kokëçarës.

