Fyerje dhe sharje që për pak u kthye në konfrontim fizik ajo mes deputetëve të opozitës parlamentare, Ralf Gjoni dhe Halit Valteri.
Incidenti ndodhi gjatë kohës kur ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonajn po mbante fjalën e saj në foltoren e Kuvendit.
Nuk dihet arsyeja e debatit mes tyre, por nga pamjet duket deputeti Arlind Çaçani i cili e ka prekur me dorë në fytyrë Valterin që të mos e kthente kokën nga ana e Gjonit. Në një moment ai u ngrit drejt Gjonit po kanë ndërhyrë Muslim Murrizi dhe Nimet Musai duke e nxjerrë jashtë sallës së Parlamentit.
Pasi u qetësua dhe u kthye në Kuvend të mbante fjalën e tij Valteri tha: Keni vendosur matjen e temperaturës, por bëni edhe testin e intelektit dhe të idiotëve në këtë vend se kemi lloj lloj idioti dhe lloj lloj halabaku që nuk dinë se ca flet.

