Kamerat e sigurisë kanë fiksuar automjetin me të cilën lëvizën atentatorët e Ardjan Çapajt në Elbasan dhe 18 ditë pas ngjarjes.
News 24 ka postuar pamje të mjetit para se të digjej, por pa fiksuar detaje të atentatorëve. Kjo foto është shkëputur nga video e kamerave të sigurisë, që kanë kapur lëvizjet e autorëve në arrati e sipër. Pas djegies së kësaj makine, policia nuk ka më të dhëna se me çfarë mjeti janë larguar autorët.

