Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Mandati i tretë/ PS, konkurs për të gjetur të rinjtë më të talentuar në Shqipëri

18:41 / June 25, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama fresh
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Socialiste, një vit para zgjedhjeve parlamentare, ka paralajmëruar se së shpejti do të nisë një fushatë kombëtare.

Kjo fushatë ka për qëllim evidentimin e të rinjve të talentuar, që më pas mund të rekrutohen në strukturat e partisë.

Progami “Fressh Voice” që do të nisë së shpejti u bë publik nga Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla, i cili thotë se prurjet e reja në parti do të zgjidhen përmes një konkursi.

Me idenë se do të afrojë të rinjtë më të talentuar dhe të zotë, PS-ja pretendon të jetë një forcë e pakonkurueshme nga partitë e tjera dhe e denjë për të siguruar edhe një mandat të tretë.

Kjo tingëllon sikur ka aq shumë të rinj që duan të bëhen pjesë e PS-së, saqë nevojitet një konkurs për të përzgjedhur më të talentuar, proces ky, në fakt, që duhej zbatuar nga forca qeverisëse në Administratën Publike.

Gjithsesi, çdo parti kudo në botën demokratike, edhe përmes forumeve rinore synon të ketë sa më shumë anëtarë, që ashtu si kudo në botë, funksionojnë përmes propozimeve në zonat përkatëse, për përzgjedhjen e drejtuesve e kështu me radhë.

Gjithsesi, duket se PS-ja kërkon që më në gjirin e saj të ketë të rinj sa më të talentuar, përmes një procesi gfati unik.

“Prej 1 Korrik starton platforma më e madhe rinore për të zbuluar në çdo komunitet udhëheqësit e gjeneratës tjetër. Vajza e djem 16 deri 28 vjeç, nga çdo shkolle, lagje, fshat i Shqiperisë, janë që sot të ftuar të aplikojnë prej datës 1 Korrik në ëëë.fresshvoice.al . Do të jetë një eksperiencë fantastike.  Një konkurs talentesh të debatit, komunikimit, aktivizmit qytetar, që do të dalin përballë një jurie profesionale”,- theksoi Taulant Balla, mbi nismën e re të socialistëve.

Taulant Balla njofton se pjesë e konkursit do të jenë dhe shqiptarët e diasporës.

“Fressh Voice do të shërbejë edhe si një platformë zgjedhore në të gjithë territorin, por edhe në diasporë, për drejtuesit e rinj të rinisë eurosocialiste shqiptare”.

Prezantimi i aplikacionit dhe rregullat e platformës, do të bëhen sot pasdite nline përmes ZOOM.

“Kjo garë e të rinjve shqiptarë do të nxjerrë në pah forcat e reja aktive dhe përfaqësuese për betejat politike e qytetare të Partisë Socialiste për Shqipërinë që Duam”,- sqaroi Taulant Balla.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protesta ishte një dhuratë”, Rama flet pas takimit me ministrat: Ja çfarë u diskutua në Pogradec

19:20 / August 24, 2026

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania” – Si do funksionojë platforma e re, e njoftuar nga Edi Rama?

17:39 / August 24, 2026

Silvio Gonzato mbyll misionin dhe falenderon shqiptarët për mikpritjen: Besoj në të ardhmen evropiane të Shqipërisë

17:18 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.