Një punonjës i Shëndetit Publik në Durrës ka rezultuar pozitiv me koronavirus, siç bëjnë të ditur mediat.
Ai është punonjës i laboratorit të kësaj drejtorie dhe pas përgjigjes së tamponit, i gjithë personeli i laboratorit është njoftuar të vetëkarantinohet dhe është kryer dezinfektimi i ndërtesës.
