Një studim për fëmijët evropianë të prekur me COVID-19 tregon se vdekjet në këtë kategori janë të rralla.
Katër fëmijë kanë ndërruar jetë nga 582 të prekur, dy prej të cilëve kishin sëmundje të tjera bashkëshoqëruese, thotë studimi i kryer nga London’s Great Ormond Street Hospital.
Fëmijët nga 3 deri në 18 vjeç jetojnë në 25 vende të Europës. Simptomat në përgjithësi janë të lehta dhe disa të tjerë që janë testuar pozitiv nuk kanë pasur simptoma. Vetëm 10 fëmijë janë shtruar në terapi intensive.
Sipas BBC, doktorët thonë se ky studim është i saktë por duhet të zbulohen më shumë në lidhje me mundësitë më të mira të trajtimit për fëmijët që zhvillojnë forma të rënda të fëmijëve.
“Sidoqoftë, një numër i dukshëm i fëmijëve që zhvillojnë sëmundje të rënda dhe kërkojnë terapi intensive dhe kjo duhet të llogaritet kur planifikohet përparësia në burimet e kujdesit shëndetësor teksa pandemi vijon”, thotë Marc Tebruegge.
