Sipas asaj që shkruan Daily Mail shkencëtarët janë të bindur se është inflamacioni çelësi i shumë problemeve të shëndetit që prekin njeriun. Jo vetëm COVID-19, por dhe diabeti i tipit 2, sëmundje kardiovaskualre, ajo e Alzheimer dhe kanceri dhe në bazë të këtyre patologjive është pikërisht procesi inflamator.
Në artikullin e publikuar nga Daily Mail theksohet se si shkencëtarët e të gjithë botës kanë identifikuar inflamacionin si një nga elementët kryesorë rrezikshmërie nga COVID-19, duke shpjeguar pastaj pse virusi rrezikon personat e moshuar dhe që kanë sëmundje të lidhura me stilin e gabuar të jetesës.
Ekspertët, thekson Daily Mail, thonë se njohuritë e fituara në luftën me virusin, (që mund të krijojë një inflamacion të fortë në nivelin polmonar) mund të ndihmojë të kuptohen më mirë proceset e tjera inflamatore dhe të sugjerohen përpjekje të reja drejt sëmundjeve kronike që prekin miliona njerëz.
“Inflamacioni ndodh kur trupit jonë i përgjigjet një infeksioni dhe vihet në lëvizje sistemi imunitar”, thotë artikulli i medias britanike. Por ka arsye të tjera pse inflamacioni mund të shpërthejë e mes tyre janë dhe sëmundjet kronike dhe diabeti. personat mbipeshë, në fakt kanë nivel të lartë të inflamacionit në gjak, të shënjuara nga prania e citokinës, që ndërhyn dhe dëmton funksionalitetin e qelizave.
Gjithashtu theksohet se si inflamacioni dhe kanceri mund të jenë shpesh paralel. Nga një anë tumori shpërthen një përgjigje inflamatore, dhe nga ana tjetër pikërisht konteksti inflamator ushqen agresivitetin e humorit. Forma të tjera që nxisin inflamacionin janë mëlçia e zmadhuar dhe forma të ndryshme të demencës.
“Kush i ka këtko probleme është duke luftuar për të mabjtur vitalë funksionet e tyre para se të sëmurej me COVID-19, virusi që nxit inflamacion të mëtejshëm. Pikërisht një përgjigje e tepërt inflamatore përkeqëson gjendjen”, thekson Daily Mail.
