Zbardhet vendimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit për prishjen e vendimit dhe për rikthimin e dosjes për rigjykim.
Gjykata e cilëson si jopërfundimtar vendimin që është marrë në Katania të Italisë pasi nuk plotëson kushtet.
Nga ana tjetër janë shkelur disa dispozita nga Prokuroria për akuzat e reja ndaj Tahirit dhe Jaeld Çelës si dhe në rikualifikimin e veprave penale nga Gjykata e Krimeve të Rënda e cila ka dhënë edhe një vendim më parë por që sot Gjykata e Posaçme e Apelit e hodhi poshtë.



